Zelensky shpall tre shtyllat kryesore të garancive të sigurisë për Ukrainën

Europë | 1 vit më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka prezantuar tre shtylla kryesore të garancive të sigurisë për vendin e tij gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.  

Këto përfshijnë forcimin e ushtrisë, mbështetjen e NATO-s dhe sanksionet kundër Rusisë.

Ushtria

Zelensky theksoi rëndësinë e mbajtjes së numrit aktual të Forcave të Armatosura dhe pajisjes së tyre me armë përmes prodhimit vendas dhe bashkëpunimit me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ky bllok ka të bëjë me financimin e personelit ushtarak që mbron kufijtë tanë sot. Nuk kërkojmë më shumë, por as nuk mund të pranojmë më pak, sepse nuk do të eksperimentojmë me sigurinë”, u shpreh ai.

NATO

Blloku i dytë fokusohet në marrëveshjet me partnerët ndërkombëtarë në nivelin më të lartë për të garantuar mbështetje për Ukrainën në rast të një agresioni të ri.

Sanksionet kundër Rusisë

Presidenti nënvizoi nevojën për presion të vazhdueshëm ndaj Kremlinit dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën.

Më herët është raportuar se ekipet e Ukrainës, SHBA-së dhe partnerëve evropianë po punojnë për një arkitekturë të garancive të sigurisë, me zhvillime konkrete që pritet të finalizohen në ditët e ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme