Zenelaj tregon merkaton e Egnatias: Po rindërtojmë ekipin, kemi blerë edhe Kryeziun! Bakajoko largohet nëse…

Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj, ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport në prag të startit të ndeshjes kundër Elbasanit. Drejtuesi i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por shpreson që Egnatia të fitojë. Zenelaj tregon se merkato e Egnatias nuk ka përfunduar dhe sqaron situatën e Bakajokos.
“Nuk e kemi nisur siç e prisnim kampionatin, por duhet të theksojmë se po rindërtojmë komplet ekipin. Duhet t’i japin kohën e duhur stafit teknik, që lojtarët të përshtaten dhe të japin më të mirën e tyre. Merkato nuk ka përfunduar akoma. Kemi arritur marrëveshjen me Kryeziun, që pritet të bashkohet me skuadrën gjatë javës së ardhshme.
Bakajoko? Ne si klub kemi arritur dakordësinë me një klub ukrainas, por është lojtari ai që nuk ka akoma një marrëveshje në aspektin personal. Merkato në Ukrainë mbyllet javën e dytë të shtatorit. Nëse Bakajoko arrin marrëveshjen personale, lojtari do të transferohet”, ka thënë mes të tjerash Zenelaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




