Zëvendëspresidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që të formulojë një kërkesë zyrtare për të qenë vendi organizator i Botërorit 2038.
Sipas zëvendës presidentit të FIFA-s, Anglia nuk duhet që të “dorëzohet” edhe pse këtë garë e humbi dy herë në vitet e fundit kur konkuroi që të organizonte Botërorin 2006 dhe atë 2018.
“Nuk shikoj asnjë arsye përse jo vetëm Anglia, por Mbretëria e Bashkuar të mos organizojë Kupën e Botës. Unë mendoj se do të ishte diçka fantastike dhe ata duhet që ta provojnë që të aplikojnë përsëri. Të gjithë e dimë se sa rëndësi ka Kupa e Botës në një vend si Mbretëria e Bashkuar”, tha Viktor Montaljani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




