Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, mbyllet sot afati për regjistrimin e partive

Këtë të enjte, 7 maj, përfundon afati për partitë politike në Kosovë që të njoftojnë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të mërkurën në ora 12:00, gjithsej 18 parti politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa katër të tjera kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Deri më tani është regjistruar vetëm një koalicion parazgjedhor, Koalicija VAKAT, i përbërë nga dy parti boshnjake.
Sipas KQZ-së, afati për aplikimin e subjekteve të reja politike mbetet i hapur deri më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë deri më 12 maj 2026.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




