Zgjedhjet e 9 nëntorit, 13 kandidatë garojnë për drejtimin e 5 bashkive

Në Bashkitë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor 2025, janë dorëzuar 13 kandidatura për të garuar për drejtimin e 5 bashkive.
Të gjitha kandidaturat janë dorëzuar dhe pritet të kryhen verifikimet dhe regjistrimi i kandidatëve.
Kandidatët për bashkitë Vlorë dhe Berat i kanë dorëzuar dokumentet në KQZ, ndërsa kandidatët për Tepelenën, Cërrikun dhe Matin i kanë dorëzuar në KZAZ-të përkatëse.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë do të nisë më 1 nëntor, ndërsa akreditimi i vëzhguesve vendas dhe të huaj duhet të kryhet përpara datës 7 nëntor.
Bashkia Vlorë – 3 kandidatë:
- Dionis Sota, kandidat i pavarur, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike (PD)
- Brunilda Mersini, e propozuar nga Partia Socialiste (PS)
- Gjergj Nika, kandidat i pavarur, më parë pjesë e strukturave të PD
Bashkia Berat – 2 kandidatë:
- Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD
- Ervin Ceca, nënkryetar i bashkisë, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë pas dorëheqjes së Ervin Demos
Bashkia Tepelenë – 2 kandidatë:
- Gabriel Guma, kandidat i pavarur
- Gramoz Sako, propozuar nga PS
Bashkia Cërrik – 3 kandidatë:
- Florenc Doka, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë pas largimit të Andis Salla
- Eligert Hima, propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
- Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD
Bashkia Mat – 3 kandidatë:
- Altin Bojni, propozuar nga PS, aktualisht drejtues i bashkisë
- Eduart Brahilika, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD
- Suzana Pasha, kandidate e pavarur
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




