Zgjedhjet e pjesshme vendore, IdentiTek zgjat orarin për shpërndarjen e Kartave të Identitetit para votimit në 5 bashkitë ku do të votohet

Aktualitet | 12 muaj më parë

Në funksion të lehtësimit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të së Dielës, kompania IdentiTek ka njoftuar orare të zgjatura pune gjatë fundjavës. Qëllimi është t’u mundësohet të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të marrin kartat e tyre të identitetit (ID) para procesit zgjedhor.

Zyrat do të jenë funksionale vetëm në katër bashkitë që shkojnë në votime: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Burrel, ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00, ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00.

Ky orar i posaçëm e bën të qartë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi e Diela, pas orës 12:00, shënon afatin e fundit për tërheqjen e dokumenteve të identifikimit të nevojshme për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme