Zgjedhjet në Kosovë, drejt fundit numërimi i votave, sytë te 11 komunat e mbetura

Kosovë | 10 muaj më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave në nivel vendi ka kaluar pragun e 74%. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë procesuar mbi 1,900 vendvotime nga gjithsej 2,557, ndërsa procesi vijon me intensitet në komunat kryesore.

Sot, duke filluar nga ora 16:00, numërimi do të rinisë në 11 Qendra Komunale, të cilat përfaqësojnë zonat me numrin më të madh të votuesve. Qytetet ku pritet të vuloset rezultati përfundimtar janë:

Prishtina, Prizreni dhe Peja

Mitrovica e Jugut, Gjakova dhe Gjilani

Ferizaj, Podujeva, Lipjani, Malisheva dhe Suhareka

Përmbyllja në 27 komuna

Ndërkohë, KQZ konfirmon se aktiviteti i numërimit është përmbyllur tashmë në 27 komuna. Mes tyre bëjnë pjesë Skënderaj, Rahoveci, Vushtrria dhe komunat e veriut të Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme