Zgjedhjet parlamentare, KQZ i paguan DHL 6.7 mln lekë për votën e diasporës

Gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, KQZ i ka paguar kompanisë kontraktore DHL-së 6.7 milionë (676,036,722) lekë për shërbimin postar të votës së diasporës.
Sipas KQZ-së, pagesa përfshin të gjitha shpenzimet e kontraktuara me DHL, teksa kompania kontraktore ka kërkuar më herët 9.2 milionë duke llogaritur dhe kamat vonesat.
Pagesa vjen pas përfundimit të verifikimeve financiare, nga KQZ , mbi dokumentacionin e dorëzuar nga kompania kontraktore.
Vota e diasporës ishte procesi i parë ku shqiptarët votuan nga jashtë vendit me postë.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




