Zgjedhjet për kryebashkiak të Londrës, Sadiq Khan fiton mandatin e tretë duke bërë histori

Botë | 2 vite më parë

Laburisti Sadiq Khan ka siguruar një mandat të tretë historik si kryebashkiak i Londrës, duke mposhtur  kundërshtaren konservatore Susan Hall.

Khan mori pak më shumë se 1,088,000 vota për t’u rizgjedhur, rreth 275,000 me shumë sesa Hall, e cila siguroi më pak se 813,000 vota. Fitorja e tij pason një varg fitoresh për laburistët në Angli, të cilët janë pozicionuar fort me synimin për të marrë pushtetin nga kryeministri Rishi Sunak dhe konservatorët e tij në zgjedhjet e përgjithshme në muajt e ardhshëm.

Dhe sipas disa sondazheve ata janë në rrugën e duhur për të fituar pushtetin. Rezultatet, sipas analistëve, mund të jenë edhe pasojë e pakënaqësisë për pozicionin e partisë në pushtet për luftën e Izraelit në Gaza.

Khan do të bëhet kryetari i parë i Londrës që do të shërbejë për një mandat të tretë që nga krijimi i këtij posti në vitin 2000.

Qyteti, shtëpia e nëntë milionë banorëve, është më shumëkulturor, liberal dhe më pro-evropian se Mbretëria e Bashkuar në tërësi, duke e bërë Khan të përplaset herë pas here me liderët e njëpasnjëshëm laburist, veçanërisht për çështjen e Brexit.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme