Zgjedhjet, Tom Doshi takim me qytetarët: Marrim tre mandate në Shkodër
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës, në pallatin e sportit të qytetit, së bashku me kandidatët për deputet të PSD-së në këtë qark.
Në fjalën e tij, Doshi u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se PSD synon të marrë tre mandate në Shkodër.
“Shkodra fillon me fitoren me tre mandateve”, theksoi Doshi.
Kreu i PSD theksoi se programi i partisë ka në fokus mbështetjen për shtresat më në nevojë të shoqërisë, ndërsa akuzoi dy partitë e mëdha, PS dhe PD, për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale në vend.
“Në 2013-tën, Sali Berisha ka lënë pushtetin si i korruptuar. Edhe sot të vjen zor kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe në hetim. Programi ynë është social, për të varfrit e për të sëmurët”, tha kryetari i PSD-së.
Takimet elektorale të Partisë Social Demokrate do të vijojnë në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa qëllimi kryesor i kësaj force politike është të arrijë të sigurojë një grup parlamentar dhe të ndikojë në formimin e qeverisë së ardhshme.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



