Zhegrova kthehet në çështje në Francë, Lille refuzoi 20 mln euro, por tani lojtarin se do askush

Francë | 1 vit më parë

E ardhmja e Edon Zhegrovës është pezull pasi klubi i tij është bërë pengesë e një transferimit të dëshiruar prej lojtarit. Siç dihet Napoli, në dimër ofroi 20 milionë euro për Zhegrovën, pasi e konsideronte si pasuesin ideal të Khvitcha Kvaratskhelia.

Në atë kohë numri një i Lille, Olivier Létang, refuzoi ofertën e bërë nga kampanët duke vendosur një “bast”. “Kur të kthehesh nga dëmtimi do të na shënosh gola dhe do fitosh ndeshje për ne. Unë madje jam gati të të rinovoj kontratën me rritje page sepse jam i bindur se do të të kërkojë një klub më i madh se Napoli”, tha numri një i Lille.

Për momentin “basti” i vendosur nga presidenti duket i humbur pasi në drejtim të lojtarit nuk ka ardhur asnjë ofertë. Zhegrova vuan nga një dëmtim në ijë, i cili jo vetëm që nuk e ka lejuar që të luajë, por i kërcënon edhe karrierën pasi gjatë kësaj merkatoje vere askush nuk ka trokitur në dyert e Lille për të ofruar shifra si ato të Napolit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme