Zhgënjim i dyfishtë për Lautaro Martinez, zero minuta në finale për sulmuesin argjentinas

Kapiteni i Interit ishte vendimtar në gjysmëfinalen kundër Anglisë, ku shënoi golin e kualifikimit, por ndaj Spanjës nuk u preferua nga trajneri Scaloni.
Argjentina nuk mundi të përsëriste suksesin e Botërorit 2022, trofeun e ngriti lart Spanja dhe mes lojtarëve më të zhgënjyer në radhët e amerikano-latinëve ishte Lautaro Martinez, natyrisht.
Sulmuesi i Interit nuk luajti asnjë minutë në finalen e djeshme të Kupës së Botës, edhe pse ishte ai njeriu i kualifikimit ndaj Anglisë. Zhgënjimi ishte i dyfishtë për të.
Trajneri Scaloni, mes vështirësive për shkak të dëmtimeve (në minutën e 70-të kishte bërë 5 ndërrime) dhe nevojës për një skuadër më mbrojtëse pas ndëshkimit me karton të kuq të Enzo Fernandez, preferoi të fuste në fushë Senesi në shtesë, duke lënë në sulm Messi-n dhe Julian Alvarez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




