Zhvillimi i bujqësisë në veri të vendit, orientim i fermerëve drejt formave të reja të organizimit dhe teknologjisë
Grupimi i fermerëve në ferma të organizuara dhe shoqata të bashkëpunimit bujqësor, si dhe rajonizimi i kulturave bujqësore, po shihen gjithnjë e më shumë nga fermerët e zonave veriore të vendit si mundësi reale për rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave.
Në këto kushte specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) në qarkun e Shkodrës theksojnë se orientimi i fermerëve drejt formave të reja të organizimit dhe përdorimi i teknologjive moderne bujqësore janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
“Për vitin 2026, specialistët e AREB në Shkodër janë përqendruar në këshillimin e fermerëve për zbatimin e formave të reja teknologjike bujqësore, si dhe në ndërgjegjësimin e fermerëve për përdorimin me kriter të produkteve të mbrojtjes së bimëve”, tha Sherif Brahaj, specialist AZHBR Shkodër
Sipas tyre, një tjetër prioritet për vitin 2026 mbetet edhe përdorimi me kriter i produkteve për mbrojtjen e bimëve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, rritjen e cilësisë së prodhimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në qarkun e Shkodrës viti që shkoi, 2025, ka shënuar rendimentet më të larta të prodhimit në disa prej kulturave bujqësore, si misri, duhani dhe vreshtat.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




