Zjarr në Berat, digjet tërësisht dhoma e një banese, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat. Banesa është në pronësi të shtetasit, Bastri Arapi. Zjarri ka djegur plotësisht një nga dhomat, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit vunë nën kontroll në kohë flakët, duke shmangur edhe përhapjen e saj drejt disa banesave që ishin ngjitur.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrfikës, të cilët, me ndihmën e forcave të policisë, bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa pa lëndime.
4 mjetet zjarrfikëse dhe 15 efektivë mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër, si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej. Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës, ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




