Zjarr në hotelin luksoz pranë Pallatit Elysée, evakuohen qindra persona në Paris

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në hotelin luksoz “Le Bristol Paris”, shumë pranë Pallatit Élysée në Paris, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e rreth 400 personave.
Sipas raportimeve, flakët nisën në kuzhinën e katit të nëndheshëm të hotelit, ndërsa në vendngjarje ndërhynë menjëherë dhjetëra zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Si pasojë e incidentit, disa persona mbetën të lënduar lehtë, kryesisht punonjës që tentuan të shuajnë zjarrin.

Autoritetet mbyllën zonën përreth dhe u kërkuan qytetarëve të shmangnin rrugët pranë hotelit, ndërsa operacionet e emergjencës vijuan për disa orë. Hoteli, i njohur për pritjen e liderëve botërorë dhe figurave të njohura, ndodhet në një nga zonat më të sigurta dhe të rëndësishme të kryeqytetit francez.

Fatmirësisht, zjarri u vu nën kontroll dhe situata është aktualisht e stabilizuar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




