Zjarr në një pallat te “Komuna e Parisit”, digjet apartamenti në katin e shtatë, dëme edhe në dy të tjerë
Paraditen e së dielës (3 maj) një zjarr dogji një apartament në katin e shtatë të një pallati te zona e “Komunës së Parisit”, si dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në dy apartamentet e dy kateve më lart.
Dëmet ishin të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë sapo u njoftua nga banorët dhe vuri nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në apartamente apo gjithë godinën.
Deri tani ende nuk dihet shkaku i flakëve, ndërsa Policia po mbledh të gjitha provat për të faktuar shkakun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




