Zjarre në pesë bashki gjatë 24 orëve, rreziku mbetet i lartë në disa qarqe

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar nëntë vatra zjarri në pesë bashki të vendit: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses nga autoritetet, pa shkaktuar humbje në jetë njerëzish apo dëme në banesa të banuara, me përjashtim të disa rasteve të veçuara me dëme materiale.

Dy zjarre janë shënuar në banesa, ku për shkak të një rrjedhjeje gazi është lënduar një grua. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Gjithashtu, në një tjetër incident është përfshirë nga flakët një automjet privat.

Për shuarjen e vatrave, janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse, në koordinim me strukturat vendore dhe ato të Mbrojtjes Civile.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, niveli i rrezikut nga zjarret mbetet “i lartë” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate emergjente.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme