Zjarret- 3 vatra aktive dhe 2 nën monitorim. Bie intensiteti i flakëve në pyllin e Pishë-Poros
Situata nga zjarret në vend duket se po shkon drejt përmirësimit, teksa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 3 vatra janë aktive dhe dy të tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve u identifikuan 14 vatra, por 9 prej tyre janë shuar plotësisht.
Në pyllin e Pishë-Poros në Vlorë, zjarri i rënë që prej datës 25 gusht vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete.
Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.
Nën monitorim janë zjarret e rëna në Bogovë të Skraparit dhe vatrat e izoluara në zonën e Kodrave të Caushit në Pezë Helmas.
Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



