Zjarret në Finiq – 9 nga 12 fshatrat e kësaj bashkie me dëme në ullishta, banesa dhe objekte kulti
Tetë ditë pas shpërthimit të zjarreve, tymi ende mbulon majat e maleve në njësinë administrative Dhivër, bashkia Finiq.
Banorët, të tronditur nga situata, presin që ndihma dhe mbështetja për rindërtim të vijë sa më shpejt. Ndërkohë, tymi ende ngrihet mbi majat e maleve, duke kujtuar ditët e vështira të përballjes me zjarrin.
Administratori i njësisë, Thoma Lango, thotë se është koha të nisë vlerësimi i dëmeve, ndërsa kujton praninë e vazhdueshme pranë banorëve.
“Logjikisht banorët duhet të dëmshpërblehen. Dëme ka pasur në lagjen 13, nja dy shtëpi të djegura, që ishin të braktisura,” tha z. Lango.
Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Llambi Pandeqi, thotë se dëmet janë të mëdha, ndaj do të bëhet gjithçka që banorët të mos mbeten vetëm, si në përballjen me pasojat, ashtu edhe në rindërtim.
“Shteti ka marrë të gjitha masat të shpërblejë brenda mundësive që ka. [Puna për vlerësimin e dëmeve] nuk ka filluar akoma, por do të bëhet shumë shpejt,” deklaroi z. Pandeqi.
Dhivri është një nga pesë njësitë administrative të Bashkisë së Finiqit, ku përveç humbjes së të ardhurave nga ullinjtë dhe dëmtimit të shtëpive, banorët po përballen edhe me zhdukjen e një pjese të trashëgimisë së tyre kulturore.
Gazetar: Kristaq Xha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




