Zjarret në Finiq – Vijon ndërhyrja edhe nga ajri. Kufizohet lëvizja e mjeteve në aksin kombëtar Muzinë- Bistricë

Aktualitet | 1 vit më parë

Prej 10 ditësh flakët po shkrumbojnë zona të gjera në Bashkinë e Finiqit, duke vënë në rrezik banesa, biznese dhe sipërfaqe pyjore.

Natën e kaluar, ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol e Sarandë, të mbështetura nga pesë mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pa ndërprerje me disa vatra të favorizuara nga era e fortë në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

U kryen evakuime të përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa u ofrua asistencë mjekësore për të moshuarit. Forcat operacionale dhe vullnetarët siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, një operacion i suksesshëm ndaloi përhapjen e flakëve që kërcënonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa vijon ndërhyrja edhe nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.

Autoritetet paralajmërojnë se rreziku i riaktivizimit të vatrave mbetet i lartë për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme