Zjarri në Shëngjin, era e fortë dhe terreni favorizojnë flakët. Plagoset një i ri, dyshohet se i ra një gurë nga mali
Zjarri i rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë dhe bimësia e dendur e tharë që ka përfshirë flakët.
Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po hasin vështirësi për t’iu afruar vatrës për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të vështira të ndërhyrjes.
Gjatë operacionit është regjistruar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Dyshohet se si pasojë e shpërthimit, një copë guri ka goditur një automjet që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit, duke plagosur një person.
I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




