Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Aktualitet | 7 muaj më parë

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, komentoi zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te reagimi i Erion Braçes.

Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se kush do të jetë kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, pasi deri në zgjedhje pritet të ketë dinamika dhe zhvillime të reja.

Zogaj theksoi se lëvizja e fundit nuk lidhet vetëm me garën për Tiranën, por përfaqëson një qëndrim më të gjerë politik. Ai u shpreh se kjo lëvizje synon të dërgojë mesazhin se kandidatët nuk janë të paracaktuar dhe se ka hapësirë për debat dhe konkurrencë.

“Mendoj që është shumë shpejt për të folur kush do të jetë kandidati i partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, do të rrjedhin shumë ujëra deri në prag të zgjedhjeve, do të kemi situata të tjera. Kjo që ka bërë Erioni është një lëvizje politike, që ka të bëjë jo thjeshtë me Bashkinë e Tiranës, ajo është objekti. Është një lëvizje politike me zhvillimet që po ndodhin tani në PS. Kërkon të jap mesazhe që këtu kandidatët nuk janë të paracaktuar. Erioni kërkon të trondis konformizmin të theksuar edhe në PS”, u shpreh Zogaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme