Zv.kryeministrja Koçiu: Segmenti Shirokë–Zogaj do të nxisë turizmin në Shkodër. “Porta e Alpeve”, projekt kyç për zhvillimin e rajonit
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar këtë të hënë (13 prill) së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi punimet në segmentin Shirokë – Zogaj, një aksi i ri që do të shërbejë për zhvillimin e zonës dhe turizmit. Gjatë inspektimit, Koçiu vlerësoi punën e kryer në terren, duke theksuar se ky segment do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, ndërsa do të rrisë ndjeshëm atraktivitetin turistik të Shkodër.
“Është një segment rrugor që do të lehtësojë shumë qarkullimin dhe njëkohësisht do të shtojë vlerën e ofertës turistike, duke e bërë atë më të dobishme në funksion të sezonit dhe zhvillimit të Shkodrës”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ky projekt lidhet ngushtë me programin “Porta e Alpeve”, një investim strategjik me vlerë rreth 100 milionë euro, që synon zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e potencialit turistik në të gjithë rajonin.
“Porta e Alpeve’ do të shërbejë si një hyrje e rëndësishme për turizmin në vend, duke sjellë një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi për gjithë Shqipërinë”, shtoi Koçiu.
Zv.kryeministrja theksoi gjithashtu bashkëpunimin me Mali i Zi për krijimin e një pike të përbashkët kufitare “one stop shop”, ku shërbimet policore dhe doganore do të ofrohen në një pikë të vetme kalimi, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen ndërkufitare.
“Vlerë e shtuar e këtij investimi, fakti që oferta turisitke bëhet më atraktive dhe më e dobishme në funskion të sezonit turistik dhe të zhvillimit të Shkodrës. Së bashku po punojmë me Malin e Zi, kemi një marrëveshje në fuqi për të vendosur një pikë kufitare të përbashkët, one stop shop ku shërbimet kufitare merren në të njëjtën pikë dhe shërbimet policore e doganore në të njëjtën pikë të kalimit kufitar”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




