Zvërneci, zbulimi i ri i të huajve për shërbimin, qetësinë dhe çmimet konkurruese

Turistët e plazheve të Zvërnecit mbeten gjithmonë besnikë të kësaj zone, jo vetëm për shkak të komoditetit që ofron, sidomos për plazhin familjar, por edhe për shkak të investimeve të kryera në këtë zonë.
E gjithë vija bregdetare e plazhit të Zvërnecit gjendet e tejmbushur në këto ditë të korrikut, ndërsa ata që e frekuentojnë më së shumti janë shqiptarë të trevave ose të Shqipërisë.
Vendasit mbeten besnik të Zvërnecit prej vitesh dhe thonë se nuk do e ndërrojnë.
“Është qetësi, është i përshtatshëm për fëmijët. Edhe çmimet janë mirë, diskrete,” thotë një turist.
Për turistët e huaj, Zvërneci rezulton një zbulim dhe tregojnë se janë të kënaqur.
7 familje të ardhura nga Rumania gjenden prej 1 jave në Zvërnec dhe tregojnë se plazhet janë të pastra, shërbimi optimal dhe çmimet të ulëta.
“Jam nga Rumania. Është hera ime e dytë në Shqipëri. Vjet isha në Durrës. Erdha vetëm dy ditë në këtë plazh. Më pëlqeu shumë dhe vendosa të rikthehesha. Uji është shumë i mirë, njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe të këndshëm. Më pëlqen dhe qyteti i Vlorës. Çmimet janë shumë në rregull, janë të lira, shumë më të lira se në Rumani dhe Greqi,” tregon një turiste rumune.
Infrastruktura e përmirësuar në akset rrugore, ndriçim dhe sigurisht ambientet komode e moderne po tërheqin çdo vit e më shumë turistë.
Gazetare: Afrovita Hysaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




