Zvicër, protest kundër Infantinos për punëtorët e vdekur

Si pjesë e një aksioni të promovuar nga lëvizja Avaaz, tre billborde gjigante qarkulluan sot në qytetin zviceran të Brig, ku lindi Gianni Infantino, duke i bërë thirrje presidentit të FIFA-s të dëmshpërblejë “mijëra punëtorë migrantë që vdiqën ose u shfrytëzuan për Kupën e Botës në Katar”. Kështu thuhet në një deklaratë të Avaaz, një lëvizje e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sfidave të tjera globale. Në tre tabelat shkruhet: “Infantino: familjarët tuaj kanë qenë emigrantë. Mijëra njerëz si ata kanë qenë viktima të këtij Botërori. Kompensoni menjëherë”.
Për drejtoreshën ligjore të Avaaz, Bieta Andemariam, “në kundërshtim me premtimin e Infantinos për ‘rikthimin e imazhit të FIFA-s’, ky Botëror ka qenë një fatkeqësi nga pikëpamja humanitare. Dhe presidenti i FIFA-s – shton Bieta Andemariam e cituar në njoftimi për shtyp, – nuk është aspak i penduar dhe nuk po bën pothuajse asgjë për të ndihmuar viktimat ose familjet e tyre, pavarësisht se organizata e tij ka bërë miliarda nga turneu. Sinqerisht, një ftohtësi dhe lakmi e tillë janë një turp”.
Një koalicion organizatash po mobilizohet për t’i kërkuar FIFA-s që të kompensojë punëtorët emigrantë që vuajtën gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2022, duke krijuar një fond të pajisur me 440 milionë dollarë, ekuivalenti i parave të çmimeve të shpërndara gjatë Kupës së Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



