Zyrtare: Aliji rinovon kontratën me Dinamon

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji do të vazhdojë të luajë për Dinamon edhe për dy vitet e ardhshme. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me 32-vjeçarin.

“FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin Naser Aliji edhe për dy vitet e ardhshme.

Presidenti Adrian Bardhi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, duke konfirmuar kështu besimin dhe ambiciet e përbashkëta për të ardhmen.

Me eksperiencën ndërkombëtare, profesionalizmin dhe kontributin e tij në fushë, Aliji është një pikë e rëndësishme e skuadrës dinamovite. Rinovimi i kontratës përfaqëson një hap të rëndësishëm në projektin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.

I urojmë Naserit shumë suksese me fanellën blu në sfidat tona për arritjen e objektivave të radhës!

Klubi po punon fort dhe së shpejti do të ketë të tjera lëvizje për kompletimin e një skuadre kompetitive”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme