Zyrtare: Armando Sadiku rikthehet në Zvicër

Pas përfundimit të aventurës së tij në Indi, Armando Sadiku rikthehet në Zvicër. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare nga sot është zyrtarisht një lojtar i Bellinzonës, skuadër që militon në kategorinë e dytë zvicerane.
“Armando Sadiku është lojtari i ri i Belinzonës. Belinzona ka kënaqësinë të mirëpresë një sulmues të vërtetë me përvojë ndërkombëtare: Armando Sadiku. I lindur në vitin 1991, sulmuesi shqiptar me një karrierë të pasur dhe të respektuar ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Zyrih, Lugano, Legia Varshavës dhe Levante.
Ai ka luajtur në kampionatet e Superligës, Ekstraklasa, La Liga dhe në liga të tjera europiane, duke sjellë me vete eksperiencë, karizëm dhe më shumë se 30 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, për të cilën ka shënuar në fazën e grupeve të Euro 2016, me një gol historik kundër Rumanisë. Fuqia fizike, instinkti i golit dhe mentaliteti fitues janë tashmë në shërbim të sulmit të skuadrës. Me të, Belinzona synon më lart. Mirë se erdhe në Belinzona, Armando!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




