Zyrtare: Karim Loukili prezantohet tek Egnatia

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

Karim Loukili është zyrtarisht një lojtar i Egnatias. Sulmuesi anësor që spikati me fanellën e Elbasanit sezonin e kaluar në Abissnet Superiore i është bashkuar skuadrës rrogozhinas në Bullgari, aty ky Egnatia po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Champions League.

“Mirë se vini Karim Loukili! Klubi i Futbollit Egnatia njofton se sulmuesi Karim Loukili i është bashkuar zyrtarisht skuadrës dhe tashmë është pjesë e grupit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, Bullgari.

I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhejeshile, shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje me fanellën e Egnatias”, shkruhej në njoftimin e klubit rrogozhinas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme