Zyrtare: Largohet Bordin, Ardian Nuhiu merr drejtim e Tiranës

Tashmë është zyrtare: Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi bardheblu falënderon trajnerin Roberto Bordin dhe ndihmësin e tij Marco Veronese për punën e bërë dhe njofton se tekniku i ri i skuadrës do të jetë Nuhiu.
46-vjeçari, që ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist, pasi vari “këpucët në gozhdë” filloi një e karrierë të re si trajner. Nuhiu ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.
Largohet nga stoli bardheblu Bordin, që mori drejtimin e Tiranës në fillim të shtatorit dhe në 7 ndeshje arriti 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Kujtojmë që Nuhiu do të jetë trajneri i tretë i Tiranës në këtë sezon, pasi në 2 ndeshjet e para të kampionatit skuadra bardheblu u drejtuar nga Mile.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




