Zyrtare: Saelemaekers rinovon me Milanin deri në vitin 2031

Milani mendon për të ardhmen dhe ka “blinduar” një nga lojtarët, që vlerësohet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri. Klubi kuqezi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaekers, duke arritur qëllimin e tyre për të përfunduar marrëveshjen para Krishtlindjeve.
Marrëveshja verbale u finalizua javën e kaluar, duke konfirmuar dëshirën e ndërsjellë për të vazhduar një partneritet që po rezulton i fortë dhe i dobishëm për të dyja palët.
Marrëveshja e re tregon besimin e madh të klubit tek anësori belg, i cili është shpërblyer me një kontratë afatgjatë: kontrata e re skadon në vitin 2031. Kjo nuk është vetëm një zgjatje e përkohshme, por një njohje konkrete e vlerës së tij brenda skuadrës, pasi marrëveshja përfshin një rritje të ndjeshme të pagës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




