1 Maji mes grevave dhe protestave. Në Greqi bllokohet transporti publik, në Turqi arrestime

Botë | 6 muaj më parë

Mijëra qytetarë lanë punën në të gjithë Greqinë këtë të premte për të shënuar protestat e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, ndërsa sindikatat kryesore të vendit kanë shpallur grevë 24-orëshe.

“Nevoja për veprim kolektiv është më urgjente se kurrë”, thanë organizatorët e protestave duke bërë thirrje për drejtësi, demokraci dhe një shtet që i shërben shoqërisë në vend të interesave të pakicës.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, paga më të larta, forcimin e kontratave kolektive në demonstratat mbarëkombëtare që kanë prekur transportin publik, hekurudhor, detar dhe shërbimet publike.

“1 Maji 2026 duhet të jetë si një kujtesë se asgjë nuk është e garantuar pa luftë kolektive”, thanë sindikatat.

Ndërsa sindikata e sektorit privat theksoi nevojën për korniza më të forta të kontratave kolektive, veprime për krizën e strehimit dhe çmimet në rritje, si dhe masa mbrojtëse për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

Protesta ka edhe në Turqi. Policia arrestoi të premten dhjetëra persona që protestonin për 1 Majin në Stamboll. Dy grupe u veçuan në anën evropiane të qytetit, pasi sinjalizuan se do të marshonin drejt sheshit Taksim, vendi simbol ku në të kaluarën janë zhvilluar protesta antiqeveritare, dhe nga viti 2013 policia bllokon rrugët që të çojnë drejt tij pasi është vend i ndaluar për demonstrata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme