“12.4 mln euro të sekuestruara në kriptovaluta”, Braho: Problem, mungesa e bazës ligjore për administrimin e tyre
Një nga shqetësimet e SPAK është mungesa e bazës ligjore të administrimit të kriptovalutave. Këtë problematikë Klodian Braho e ngriti edhe para KLP, ku prezantoi raportin për vitin 2025.
Gjatë 2025 u sekuestruan pasuri në kriptovaluta në vlerën 12.4 mln euro, ndërsa Braho tha se mënyra e sekuestrimit të tyre është e njëjtë për çdo pasuri tjetër, por administrimi mbetet problem.
Sipas tij, deri më tani është dashur bashkëpunimi me autoritete të tjera për marrjen dhe mbajtjen e tyre të sekuestruara, ndërsa shtoi se kjo gjë duhet të ndryshojë në të ardhmen.
“Për sekuestrimin e 12.4 mln euro në kriptovaluta baza ligjore është e njëjtë si për çdo pasuri, nuk kemi pengesë për këtë, por problematikë kemi pasur mënyrën e administrimit të këtyre pasurive. Po punohet për përmirësim ligjor për administrimin e kriptovalutave. Praktika jonë e deri tanishme kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera që na kanë ndihmuar në marrjen dhe sekuestrimin e tyre, pasi ka qenë e vetmja formë për mbajtjen e tyre. Shpresojmë që kjo të rregullohet”, tha Braho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




