14 kandidatë në garë, sot faza vendimtare për kreun e Policisë së Shtetit
Sot, më 24 mars, në ambientet e Ministrisë së Brendshme do të zhvillohet faza e intervistimit për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komisioni vlerësues, i përbërë nga zëvendësministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka shqyrtuar më herët dosjet e kandidatëve dhe ka përzgjedhur 14 emra për fazën e radhës.
Sipas raportimeve nga gazetarja Lusi Përgjegji, kandidatët do të intervistohen lidhur me interesin e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.
Dy nga kandidatet në garë, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, nuk arritën të kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dosjeve, pasi nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit.
Të gjithë kandidatët që kanë kaluar në këtë fazë janë emra të njohur brenda strukturave të policisë, shumë prej të cilëve kanë mbajtur më parë poste drejtuese.
Lista e plotë e kandidatëve:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




