Zgjedhjet – “Djathtas për zhvillim’’ me lista të hapura, drejtuesit sqarojnë procedurën
Duke vënë theksin tek garimi me lista të hapura koalicioni “Djathtas për zhvillim’” do të shkojë në zgjedhje me 140 emra kandidatë.
Gjatë një komunikimi me median LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe “Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeajt, sqarojnë sesi do jetë procedura në përputhje me rregullat ligjore.
“Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura. Të ashtuquajturit familjarë për të cilët u bë kaq zhurmë nga propaganda e dy partive të mëdha, që janë me lista të mbyllura, nuk janë më. Do t’i kërkonim opinionit publik dhe mediave që të zbulojnë familjarët dhe lidhjet me të cilët i kanë mbushur listat e mbyllura. Koalicioni ka në listat e veta mbi 10 përqind të kandidatëve nga diaspora. Shenjë kjo që ne i kemi repektuar angazhimin e diasporës për të qenë pjesëtarë aktiv në jetën politike dhe për t’u përfaqësuar me njerëzit e vet”, tha Shehi.
I rëndësishëm është edhe angazhimi i disaporës për të qenë pjesë e këtyre zgjedhjeve me votën e tyre, ndërsa në listat e koalicionit ’’Djathtas për Zhvillim’’ përfaqësohet me 14 kandidatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




