20 vjet iso-polifonia shqiptare në UNESCO – Pasuri e folklorit, që vijon të jetojë në Gjirokastër
Gjirokastra ka shënuar 20-vjetorin e futjes së këngës iso-polifonike në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s me një sërë aktivitetesh dhe eventesh artistike.
“Jam shumë i emocionuar dhe krenar që këtë ditë po e trashëgoj brez pas brezi”, u shpreh këngëtari popullor, Alvaro Çenko.
“Kënga polifonike për mua është shumë e bukur dhe jemi mbledhur me shokët për të kënduar këngë polifonike dhe shpresoj që të vazhdoj”, tha Shkëlqim Guce, këngëtar popullor.
Në 25 nëntor të vitit 2005, kënga polifonike u njoh zyrtarisht si një Pasuri Botërore Jomateriale, një vlerësim i merituar për traditën shekullore që ka mbijetuar ndër breza falë interpretuesve dhe bartësve të saj.
Këto aktivitete dhe njohja e polifonisë së zonave të ndryshme, i japin asaj peshën dhe statusin e duhur. Polifonia është një nga yjet e artit e folklorit shqiptar.
“Kjo trashëgimi që quhet polifoni i ka rrënjët aq të thella sa dhe njeriu. Mund ta quaj epiqendra e polifonisë Gjirokastrën”, tha Elsion Myrtaj, këngëtar popullor.
Tradita e këngës polifonike vijon të ruhet falë përkushtimit të këngëtarëve popullorë, të cilët po e përcjellin tek të rinjtë duke mbajtur të gjalla vlerat e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




