26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Sot shënohen 26 vite nga ndalja e bombardimeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut kundër Serbisë, bombardime të cilat i dhanë fund luftës në Kosovë.
Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në po të njëjtën ditë miratoi Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Më pas më 12 qershor 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.
Misioni u nda në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian.
Me hyrjen e NATO-s në Kosovë ka nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




