27 janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

Botë | 9 muaj më parë

Më 27 janar, institucionet në mbarë botën përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005. Kjo datë përkon me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit dhe shfarosjes Auschwitz-Birkenau në vitin 1945.

Holokausti përfaqëson një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit, gjatë të cilit regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj, si dhe miliona viktima të tjera, përfshirë romë, persona me aftësi të kufizuara, të burgosur politikë dhe grupe të tjera të përndjekura.

Përkujtimi i kësaj dite ka për qëllim ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e viktimave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e urrejtjes, antisemitizmit, racizmit dhe diskriminimit. Institucionet riafirmojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektimin e diversitetit dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe paqësore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme