27 vite nga beteja e Koshares, krerët e shtetit nderuan të rënët e UÇK: U shemb kufiri Kosovë-Shqipëri

Kosovë | 7 muaj më parë

27-vjetori i betejës së Koshares, vendin ku ndodhi beteja më e përgjakshme e luftëtarëve të UÇK-së për liri, bëri bashkë krerët shtetit dhe politikës në Kosovë. Duke kujtuar këtë ngjarje, ata nderuan të rënët, ndërsa theksuan se më 9 prill 1999 nisi shembja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë që prej dekadash ndante shqiptarët.

“Beteja e Kosharesë është një ndër betejat më të lavdishme të historisë moderne. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi ketë guxim, mbi  vendime te marra në kushte thellësisht të rrezikshme dhe mbi guxim brezash te tere”, u shpreh Albulena Haxhiu, Presidentja së Kosovës. 

“Koshara është pjesë e themelit të politikës së Kosovës. Shteti ynë nuk eshte produkt i rastësisë, por rezultat i rezistencës, i luftës së drejtë çlirimtare”, tha Donika Gwrvalla, Zëvendëskryeministre e Kosovës.

“Është në nderin tonë jetojmë me ndjenjën e asaj sakrifice”, tha Ramush Hajradinaj, Kreu i AAK-së.

“Është ditë e shënuar , pasi theu kufirin shqiptaro-shqiptar”, theksoi Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, Maqedoni e Veriut.

Përmes një postimi, kryeministri Albin Kurti u shpreh se  gjatë betejës së Koshares UÇK-ja u kthye në aleate të NATO-s dhe së bashku ndaluan fushatat e spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia e Millosheviçit po kryente ndaj shqiptarëve. Gjatë atyre luftimeve, që zgjatën deri më 10 qershor 1999,  114 luftëtarë të UÇK-së humbën jetën ndërsa rreth 400 të tjerë u plagosën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme