3 futbollistë largohen nga Skënderbeu

Kategoria e Parë | 9 muaj më parë

Nuk ka vetëm afrime në merkato në kampin e Skënderbeu, por edhe largime nga skuadra. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi korçar njofton largimin e tre lojtarëve.

Altin Ukiqi, Abiodoun Tayo dhe Rigels Hasaj nuk janë më pjesë e Skënderbeut. klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë qenë pjesë e tij.

Më herët korçarët prezantuan 6 afrimet e reja gjatë merkatos së dimrit. Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj janë zyrtarisht lojtarë të klubit korçar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme