35-vjetori i PS/ Rama publikon videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit! Vetëm përpara

Politikë | 5 muaj më parë

Partia Socialiste festoi sot 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet në Tiranë, ku morën pjesë mijëra simpatizantë dhe anëtarë.

Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës u ndal tek transformimi i partisë, sfidat e zhvillimit të vendit, investimet strategjike dhe vizioni për të ardhmen.

Pas përfundimit të takimit, Rama publikoi një video falënderuese për të gjithë pjesëmarrësit, duke përcjellë mesazhin e tij: “Faleminderit! Vetëm përpara.” 

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, duke e cilësuar si një amanet të shenjtë.

Kryeministri u ndal edhe tek protesta për investimin në Zvërnec, duke e cilësuar projektin si investimin më të madh në historinë e vendit, duke thënë se Shqipëria nuk ka luksin ta refuzojë.

Kryesocialisti u shpreh se falë reformave, Shqipëria do të shndërrohet në “princeshën e turizmit në Mesdhe”, duke theksuar nevojën për turizëm elitar që sjell më shumë të ardhura dhe më pak ngarkesë për mjedisin. 

Rama deklaroi se PS ka marrë përsipër misionin historik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se shqiptarët i kanë besuar udhëheqjen drejt këtij objektivi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme