“3D” – Analisti Shella: Gjykata Kushtetuese shpëtoi PD nga një humbje në Tiranë. Muça: Rama- Berisha janë bashkë në lojën politike
Në emisionin “3D” me Alban Dudushin në RTSH, analistët politikë diskutuan rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore në pesë bashkitë Mat, Cërrik, Vlorë, Berat dhe Tepelenë, të cilat u fituan të gjitha nga Partia Socialiste.
Analisti Gert Shella theksoi se Partia Demokratike duhet të jetë “mirënjohëse” ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimin që anuloi zgjedhjet në Tiranë, pasi i shmangu humbjen.
Sipas tij, nëse rezultati do të ishte 6 me 0 në favor të socialistëve, pasojat për opozitën do të ishin fatale.
“Mendoj që Berisha duhet të falënderonte Gjykatën Kushtuese pasi u mbrojt PD duke mos pasur zgjedhje në Tiarën. Me anulimin e zgjedhjeve në Tiranë. Duke para trendin e votimeve në 5 bashki, PD ka dalë me fitim nga Gjykata Kushtetuese. Mund të dilte në Tiranë me një humbje po kaq të thellë. Mirë apo keq me vendim e saj Kushtetuesja mbrojti PD. Nëse do kishte një humbje 6 me 0 mendoje se do kishte pasoja të jashtëzakonshme negative për opozitën. Të humbasin me kandidatë të pavarur, ku vetë PD nuk tha kurrë një fjalë për ata për t’i mbështetur”, tha Shella.
Nga ana tjetër, Flogert Muça deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Sali Berisha janë bashkë në lojën politike.
“Doktori dhe Rama janë bashkë në këtë lojë. Rama e do gjallë Berishën, sepse nëse do ta ‘varroste’ politikisht, nuk e di se çfarë e panjohur do t’i dilte përpara. Pse duhet të dalin qytetarët të votojnë? Ato e dinë se kush është i pari dhe i dyti, herë Rama e herë Berisha. Sistemi ka triumfuar dhe populli e ka pranuar ca në paqe, ca në dëshpërim,” tha Muça.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




