4 humbje radhazi në kampionat, Sevilla shkarkon trajnerin

Futboll Bota | 2 vite më parë

Sevilla po përjeton një moment të vështirë në kampionat, ku ka pësuar 4 humbje radhazi. Disfata e fundit përballë Valencias, të premten në mbrëmje, duket se ka qenë fatale për teknikun Xavi Garcia Pimienta.

Ndonëse kishte mbështetjen e presidentit Del Nido Carrasco, shumica e bordit të drejtorëve ishte në favor të një ndryshimi të udhëheqjes teknike dhe për pasojë trajneri është shkarkuar nga pozicioni i tij.

Në orët pas humbjes, pati një sërë telefonatash dhe takimesh që kulmuan me një mbledhje të komitetit ekzekutiv, ku morën pjesë presidenti, drejtori sportiv dhe nënkryetarët. Në fund u mor vendimi për shkarkimin e Garcia Pimientas, i zyrtarizuar me një shënim të shkurtër ku klubi shprehte mirënjohjen për punën e bërë dhe i uroi fat në përpjekjet e tij të ardhshme.

Pas 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në kampionat, Sevilla ka grumbulluar 36 pikë dhe aktualisht qëndron në vendin e 13-të në renditjen e LaLigas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme