44 vite lulishtar – 1 Maji për punëtorë si Tonini

I mbetur në moshë të vogël jetim, Tonin Kavaja nisi të kujdesej për familjen që herët. Ishte vetëm 15 vjeç kur kërkoi punë për herë të parë. Në atë kohë Enver Hoxha do vinte për të inspektuar rindërtimet e shtëpive te bëra pas tërmetit të vitit 1979 në fshatin Trush, ndaj edhe lulishtja në qendër duhej të përfundonte brenda 24 orësh. Në këto kushte Tonini u pranua që të ndihmonte si ndihmës.
Që nga ajo kohë e deri më sot Tonini nuk iu nda punës. Në 44 vite ka formësuar thuajse çdo lulishte në fshat e qytet.
Kohët kanë ndryshuar, së bashku me modernizmin e mjeteve të punës, Tonini tregon se fatkeqësisht ka ndryshuar edhe perceptimi për të bukurën, ku gjithnjë e më pak po kujdesen për lulishtet.
Bahçet që ka pasur Shkodra rrallë i gjeje në ndonjë qytet tjetër thotë Tonini.
“Shkodra ka pasur karafila, trëndafila me tulipanë të gjitha, mbillnim lule dhe askush nuk i këpuste”, tha Tonini.
Këtë fund viti Tonini del në pension. Pengu më i madh për të mbetet shpërfillja që të rinjtë i bëjnë këtij zanati.
Ky është 1 maj i fundit përpara daljes në pension. Por Tonini thotë se do vijojë të punojë privatisht deri sa të ketë shëndet. E dita e punëtorëve më shumë se askujt I duhet uruar Toninit i cili për thuajse gjysmë shekulli nuk ndali asnjëherë së punuari.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




