8 gushti, afati i fundit për përfundimin e luftës. I dërguari i Trump viziton këtë javë Moskën
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se gjatë kësaj jave, do të dërgojë në Moskë të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff, përpara afatit të tij të së premtes për të bërë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Pyetur mbi përmbajtjen e mesazhit që do t’i dërgojë Witkoff Rusisë, Trump deklaroi se “të arrihet një marrëveshje ku njerëzit të ndalojnë së vrari.”
Në Kiev, ka pak shpresa se Ëitkoff do të arrijë ndonjë përparim me Putinin, por ka një shpresë se retorika e ndryshuar e Trump dhe qëndrimi më i ashpër ndaj Moskës mund të çojnë në një ndryshim të vërtetë në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën .
Trump erdhi në detyrë i bindur se mund të bënte një marrëveshje me Putinin, por në javët e fundit duket se është frustruar gjithnjë e më shumë me veprimet e Rusisë.
Trump fillimisht kishte njoftuar në korrik një afat 50-ditor për Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftës, por një javë më parë u shpreh se nuk besonte më se Rusia e kishte seriozisht çështjen e përfundimit të luftës dhe e shkurtoi atë në “10 ose 12” ditë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



