8-vjeçari që po trashëgon traditën e drugdhendjes, dëshira për t’i dhënë formë drurit që në vogëli

Sociale | 1 vit më parë

Në qytetin historik të Gjirokastrës, ku gurët dhe druri flasin për kohëra të shkuara, një djalë i vogël po rritet me pasionin për një nga zanatet më të vjetra të këtij qyteti  drugdhendjen. Vivaldo Nurçe, vetëm 8 vjeç, është shembulli më i mirë se si trashëgimia kulturore mund të ruhet e të përcillet brez pas brezi.

“Që kur isha i vogël shihja babin por ai nuk më linte sepse kishte frikë se mos vritesha. Tani çdo ditë sa vij nga shkolla vij në punë, më pëlqen shumë kjo punë dhe kur të rritëm do bëhem si babi”, u shpreh Vivaldo.

Gjatë pushimeve verore, Vivaldo ka planifikuar të kalojë më shumë kohë në punishten modeste të të atit. Puna me dru nuk është thjesht një lojë për të, është një mënyrë për të shprehur dashurinë për kulturën dhe për të qëndruar pranë rrënjëve të tij.

 “Në pushimet verore dua të vij në punën e babit dhe të punojmë punë të ndryshme”, tha ai.

Dëshira e tij është e qartë të ecë në gjurmët e të atit dhe të ruajë gjallë artin e drugdhendjes, duke treguar përmes punës së tij vlerat e trashëgimisë kulturore, historisë dhe artit vendas.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme