80 milionë për Luis Diazin, Bayerni përforcon sulmin

Futboll Bota | 1 vit më parë

Bayerni i Mynihut është shumë pranë blerjes së Luis Diazit. Mungesa e kolumbianit në miqësoren e djeshme midis Liverpulit dhe Milanit, e justifikuar më vonë nga Arne Slot me fjalët “çështje merkatoje”, ishte prologu i finalizimit të marrëveshjes.

Sipas shtypit britanik, të dy klubet janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje bazuar në 80 milionë euro, pas javësh negociatash me Bayernin, i cili kishte filluar me 65 milionë euro. Diaz kishte qenë prej kohësh i hapur për t’u larguar nga Anfield, i tërhequr nga perspektiva e një sfide të re.

Liverpuli është klubi që ka shpenzuar më shumë në Europë deri më tani, me mbi 330 milionë euro, një shifër që mund të rritet edhe më shumë nëse “të kuqtë” do të nënshkruanin edhe Alexander Isak, i cili dëshiron të largohet nga Newcastle.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme