80-vjetori i çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau, dhjetëra ambasadorë të OKB-së shkojnë në Poloni

Më shumë se 30 ambasadorë të Kombeve të Bashkuara janë nisur nga Nju Jorku për në Poloni mëngjesin e sotëm për të marrë pjesë në ceremoninë e 37 marsit të së enjtes në përkujtimin e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau.
Referuar zëdhënësit të ambasadorit të Izraelit në OKB, Danny Danon, delegacioni prej mbi 50 pjesëmarrësish do të vizitojë disa vende kyçe në Poloni, duke përfshirë geton e Varshavës, lagjen hebraike në Krakov dhe geton e Krakovit.
Delegacioni përfshin ambasadorë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Amerika Latine, Ishujt e Paqësorit dhe Afrika Sub-Sahariane – duke përfshirë Republikën Çeke, Hungarinë, Argjentinën, Panamanë, Nigerinë dhe Etiopinë.
Të mërkurën mbrëma, në prag të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, delegacioni do të mbajë një ceremoni të veçantë përkujtimore në Teatrin e Krakovit, përpara se të marrë pjesë në ceremoninë e Marshimit të Gjallës të enjten.
Marshi i këtij viti shënon 80 vjetorin e çlirimit të Aushvicit dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Delegacioni izraelit do të udhëhiqet nga Presidenti Isaac Herzog dhe Zonja e Parë Michal Herzog dhe do të përfshijë 80 të mbijetuar të Holokaustit nga Izraeli dhe e gjithë bota, ndërsa do të marrë pjesë edhe presidenti polak Andrzej Duda. Pas marshimit, delegacioni do të vizitojë edhe Izraelin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



