81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama uron shqiptarët për festën kombëtare
Sot, më 29 nëntor, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për festën kombëtare.
Në postimin e tij të përditshëm të mëngjesit, kryeministri ka ndarë gjithashtu një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, duke përsëritur urimin për një fundjavë të qetë në këtë ditë historike.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë,” – shkruan Rama.
Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939.
Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.
Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944, Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë territorin shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




