9.2 milion euro për votën e diasporës, shpërndarja nis më 10 prill

Aktualitet | 2 vite më parë

KQZ ka vendosur që kompania ndërkombëtare postare, DHL International Albania, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për parlamentaret e 11 Majit.

Do të jenë 9,2 milionë euro në dispozicion  për procedurën e transportit, më pas në bashkëpunim me postat ndërkombëtare do të bëhet shpërndarja e fletëve të votimit në banesat e shqiptarëve.

Pritet që në datën 10 prill të nisë shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje.

Ndërsa mesatarisht llogaritet që rreth 40 euro për fletë votimi të jetë kostoja e transporti.

Fleta e votimit do t’u shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton.

Votuesi nga jashtë nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces. Brenda fletës së votimit do të jetë edhe një udhëzues në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë korrekte dhe të shmanget sa më shumë pavlefshmëria e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme