90 minutat e fundit të Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Një javë nga fundi i sezonit në Kategorinë e Parë, gjërat janë bërë pothuaj të qarta, me përjashtim të vendit të dytë, me 90 minutat e fundit që do të japin verdiktin final. Vora është e para absolute, çfarëdo të ndodhë në ndeshjen me Flamurtarin, megjithatë kampionët e Kategorisë së Parë kërkojnë të respektojnë kampionatin dhe do të luajnë si të barabartë.

Ekipi i Flamurtarit është i vetëdijshëm se e pret një përballje e ndezur dhe me rivalitet, prandaj do të duhet të sforcohet për të marrë maksimumin e pikëve, në mënyrë që të mos hedhë në erë gjithë mundin e një sezoni, pasi në krahun tjetër, Besa ndjekëse me vetëm një pikë larg, do të presë Valbonën, në një përballje të kalueshme në letër.

Burreli dhe Pogradeci, janë dy skuadrat që kanë siguruar përkatësisht vendin e 4-të dhe të 5-të, vende që të jep një biletë për në Play-Off. Një sezon i jashtëzakonshëm për matjanët, të cilët nën drejtimin e Ditmar Bicajt kanë shfaqur një lojë makinoze e me ide, duke u treguar i barabartë edhe me emra të të gjithë respektit. Burreli do të luajë ndaj Kukësit, në një ndeshje pa objektiva, pasi verilindorët janë në Play-Out. 

Ndërkohë Pogradeci nën drejtimin e Ardian Memës ka arritur të marrë maksimumin dhe tani ka blinduar vendin e pestë, me liqenorët të cilët do të luajnë në transfertë ndaj Korabit që ka arritur të shpëtojë sezonin.

Këtë fundjavë, Apolonia dhe Lushnja përballen për vendin e gjashtë. Ekipi fierak është vetëm një distancë larg, prandaj edhe një barazim do të ishte i kënaqshëm për të arritur Play-Offin. Erzeni do të përballet me Kastriotin, në një përballje pa objektiva. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme